MPJ e Maqedonisë tregon prioritetet kryesore pas luftës në Ukrainë

Maqedonia

MPJ e Maqedonisë tregon prioritetet kryesore pas luftës në Ukrainë

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 18:26
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë njofton se si ministri po monitorojnë nga afër situatën dhe po i bën të gjitha përpjekjet për t’iu dalë në ndihmë shtetasve të Maqedonisë, të cilët kanë kërkuar ndihmë për evakuim.

“Ju njoftojmë se Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi me kohë për përkeqësimin e situatës së sigurisë me apele të vazhdueshme për t’u larguar nga Ukraina përderisa një gjë e tillë ishte ende e mundur, gjë që e shfrytëzuan mbi 20 qytetarë tanë. Njëkohësisht informojmë se për momentin po vazhdojnë përpjekjet për tërheqjen e qytetarëve tanë nga Ukraina. Jemi në kontakt të drejtpërdrejtë me pothuajse të gjitha vendet mike dhe aleate dhe për momentin ky është prioriteti kryesor i Ministrisë”, thuhet në komunikatën e MPJ-së.

Ata shtojnë se situata në Ukrainë po bëhet gjithnjë e më e komplikuar, por informacionet për momentin tregojnë se asnjë nga qytetarët tanë nuk është lënduar e as nuk është në rrezik të drejtpërdrejtë për jetën.

“Informacionet ndryshon nga ora në orë, dhe të njëjtat, në këtë moment, për shkaqe sigurie dhe praktike nuk mund t’i ndajmë. Në fund të ditës presim informacione më të plota dhe të njëjtat pastaj do të publikohen”, thuhet në fund të njoftimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat