Josep Borell të hënën viziton Shkupin

Maqedonia

Josep Borell të hënën viziton Shkupin

Më: 12 mars 2022 Në ora: 17:52
Josep Borell

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borell, do të udhëtojë në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Bosnjë dhe Hercegovinë në datat 13-16 mars.

Vizita do të riafirmojë angazhimin dhe mbështetjen e BE-së për rajonin, gjithashtu duke pasur parasysh luftën ruse kundër Ukrainës dhe ndikimin e saj në sigurinë e Evropës në tërësi.

Përfaqësuesi i Lartë Borell të hënën do të qëndrojë në Shkup të Maqedonisë së Veriut ku do të ketë takime me presidentin Stevo Pendarovski, kryeministrin Dimitar Kovaçevski, Ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani, Ministren e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska si dhe me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi dhe liderët e partive opozitare.

Nga Shkupi, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së do të udhëtojë në Tiranë, pastaj në Sarajevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat