Aksident në Negotin, lëndohen dy policë

Maqedonia

Aksident në Negotin, lëndohen dy policë

Më: 14 mars 2022 Në ora: 21:52
Foto ilustrim

Dy policë janë lënduar sot në aksidentin në komunikacion në Negotin, konfirmoi për AIM zëdhënësi i SPB Veles, Riste Samarxhiev.

Ai njofton se aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin në mes rrugëve “Marksova” dhe “Femo Kulakov”.

Në aksident janë përfshirë dy automjete me targa të Negotinë, “Audi”, në pronësi të MPB-së, në të cilën udhëtonin policë nga stacioni policorë i Negotinës dhe “Mercedes”, të drejtuar nga një person nga Negotina.

Samarxhiev tha se policët ka marrë lëndime të lehta.

Në vendin e ngjarjes është bërë inspektim nga pjesëtarë të policisë së Negotinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat