Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Maqedonia

Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Më: 22 mars 2022 Në ora: 19:56
Ilustrim

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,54% në raport me vendimin e datës 21.3.2022.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 dhe të EURODIZELIT (D-Е V) nuk ndryshojnë, ndërkaq çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 2,00 denarë/litër.

Nga data 23.3.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 95 79,00 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 98 81,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) 77,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 75,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 52,354 (denarë/kilogram)

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 1,540 %, te nafta për 3,264 %, te vaji ekstra i lehtë për 3,762 % dhe te mazuti për 1,054% .

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,033%.

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 23.3.2022. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t'i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat