Hasanbeg, nuk ka çerdhe në shqip

Maqedonia

Hasanbeg, nuk ka çerdhe në shqip

Më: 27 mars 2022 Në ora: 14:18
Ilustrim

Banorët e Hasanbegut më shumë se një dekadë janë në pritje të ndërtimit të një çerdhe në gjuhën shqipe. Prindërit, zgjidhjen për fëmijët e tyre e kërkojnë në çerdhet me të afërta në maqedonisht ose në çerdhet e Shkupit.

Banorët shprehen të revoltuar për siç thonë diskriminimin që iu bëhet fëmijëve të Hasanbegut.

“Hasanbegu ka arritur me një popullatë mjaftueshëm, madje e ka kaluar numrin e nxënësve, mos të flas për çerdhe. Katastrofë, me ndihmën e njëri tjetrit. Për fat funksionon ajo ndihma, bashkësia se përndryshe organizim, program të jetës nuk ka. Shumë larg jemi standardeve”.

“Ka nevojë për çerdhe, edhe atë dy jo një se Hasanbegu është fshat i madh, ka nevojë por çka të bëjmë, kështu e kemi shtetin. Ka ndonjë e ka vjehrrën në shtëpi, e ato që janë vet nuk kanë ku ti lënë fëmijët, ku ti dërgojnë, nuk rri fëmija I vogël nëpër fqinjë”.

“Për fëmijët është shumë e rëndësishme, duhet të ndërtohet çerdhe”.

Nga Komuna e Gazi Babës thanë për Alsat se në Këshillin Komunal tashmë ka kaluar propozimi për ndërtimin e kësaj çerdhe. Siç tha këshilltari Safet Ademi janë siguruar edhe fonde për planin ideor.

“Me gjithë ato parashikimet që i kemi bërë ne do të duhet që çerdhja në Hasanbeg të ketë një kapacitet së paku prej 150 fëmijëve të cilët do të duhen të vendosen në këtë çerdhe. Nga ana e komunës janë paraparë në buxhetin e saj mjetet e mjaftueshme për hartimin e planit për ndërtimin e kësaj çerdhe. Mund të themi se fundin e mandatit tonë si këshilltarë nuk do ta presim për lëshimin në përdorim të çerdhes”, deklaroi Safet Ademi, këshilltar në Komunën Gazi Babë.

Premtime për ndërtimin e çerdhes në Hasanbeg ka pasur edhe në të kaluarën. Premtimi i fundit për nisjen e ndërtimit ishte gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale. Parcela ku pritet të ndërtohet objekti ishte e rrethuar pasi ish kreu i kësaj komune Boris Georgievski kishte paralajmëruar ndërtimin pavarësisht se ai dhe kabineti i tij nuk kishin të përgatitur asnjë plan ideor e asnjë dokument tjetër që kishte të bëj me procedurën e nisjes së punimeve ndërtimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat