Mickoski thotë se do të ketë trazira sociale

Maqedonia

Mickoski thotë se do të ketë trazira sociale

Më: 11 prill 2022 Në ora: 14:09
Hristijan Mickoski

Lideri i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski tha se ky është vetëm fillimi i trazirave sociale.

Sipas tij priten greva të tjera në të ardhmen.

Mickoski thotë se nëse pushteti pranonte propozimin e OBRM-PDUKM-së për nivelimin e pagave nuk do të vinte deri te greva aktuale në arsim dhe çerdhe.

“Popullit i ka ardhur në maje të hundës nga politikanët e paaftë, nga politikanët të cilët kujdesen vetëm për buxhetin personal, ndërsa nuk kujdesën për standardin e punëtorit, të qytetarit. Dhe për këtë ndodhin këto trazira sociale. Nëse e dëgjonin këshillën e OBRM-PDUKM-së sot ne nuk do ta kishim këtë situatë. Por për fat të keq vendosën të sillen ashtu sikurse u sollën 4 vitet e kaluara”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i OBRM-PDUKM-së.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat