Nesër pa ujë një pjesë e Çairit, Kisella Vodës dhe Karposhit

Maqedonia

Nesër pa ujë një pjesë e Çairit, Kisella Vodës dhe Karposhit

Më: 12 prill 2022 Në ora: 22:49
Ilustrim

Ndërprerje të furnizimit me ujë nesër nga ora 9 do të kenë shfrytëzuesit në rrugët ” Prohor Pçinjski” dhe “Samoilova” në Komunën e Çairit.Siç njoftojnë nga NP “Ujësjellës Kanalizime” – Shkup, ndërprerja është për shkak të ndryshimit të mbylljes në rrugën “Prohor Pçinjski” nr.7.

Gjithashtu, nesër nga ora 09:00 pa ujë do të mbeten edhe përdoruesit nga rrugët “Struma”, “Ograzden”, “Pelisterska”, “Radikaz”, Blv. “Ilinden” dhe një pjesë e “Karposhovo Vostanie” në Komunën e Karposhit.

Nga ora 9:00 pa ujë do të mbeten përdoruesit nga rrugët “Mihail Çakov”, “Petar Deljan” dhe “Gjorgji Sugare” në Komunën e Kisella Vodës

Ndërsa nga ora 9 do të jenë pa ujë përdoruesit nga rrugët “Kozle”, “Yuri Gagarin”, “Strushka”, “Mokra” dhe “Korab” në Komunën e Karposhit, për shkak të rikonstruksionit të ujit. Përdoruesit do të mbeten pa ujë deri në përfundimin e ndërhyrjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat