Kovaçevski: Gruevski një ditë do të duhet të kthehet dhe të përballet me dënimin

Maqedonia

Kovaçevski: Gruevski një ditë do të duhet të kthehet dhe të përballet me dënimin

Më: 13 prill 2022 Në ora: 12:37
Dimitar Kovaçevski

“Sistemi ynë gjyqësor është i çliruar nga ndikimi politik”, thekson në intervistën për “Di Prese”, kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke u përgjigjur në pyetjen lidhur me azilin në Hungari të ish kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili është i dënuar ligjërisht në vendin tonë.

Kovaçevski thekson se Gruevski është dënuar dhe ndaj tij janë duke u zhvilluar edhe procedura të tjera.

“Çështja e azilit politik në Hungari u drejtohet politikanëve hungarezë, jo mua.

Një ditë ai do të duhet të kthehet dhe të përballet me dënimin e tij”, shtoi Kovaçevski për gazetën austriake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat