Grabiti furrën e bukës në Tetovë, arrestohet 35-vjeçari

Maqedonia

Grabiti furrën e bukës në Tetovë, arrestohet 35-vjeçari

Më: 15 prill 2022 Në ora: 16:21
Foto ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se pas mesnate është arrestuar një 35-vjeçar pasi i njëjti dyshohet se paraprakisht ka grabitur një furrë buke në rrugën “Vëllezërit Milladinov”.

“Punonjësit policorë të SPB-Tetovë mbrëmë (15 – prill) rreth 02 orë e 30 minuta e kanë privuar nga liria 35-vjeçarin G.S. nga Tetova.

Nën dyshimin se një orë më parë, duke e kanosur punonjësen në një furrë buke në rrugën “Vëllezrit Miladinovi” në Tetovë, ka vjedhur paratë”.

“Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë, për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat