Sali: 46 përqind e qytetarëve të Maqedonisë janë vaksinuar

Maqedonia

Sali: 46 përqind e qytetarëve të Maqedonisë janë vaksinuar

Më: 20 prill 2022 Në ora: 14:43
Bekim Sali

“Përfshirja e vaksinimit me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 46 përqind. Më herët ishte 43 përqind dhe kjo është e rëndësishme. Kemi vaksina të mjaftueshme për çdo qytetar që është i interesuar të vaksinohet”.

Këtë e theksoi sot ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, në lidhje me procesin e vaksinimit në RMV.

Ai shtoi se interesimi për vaksinim ka rënë, megjithatë theksoi se paralelisht me këtë, ka rënë edhe numri i rasteve të reja.

“Kjo nuk do të thotë se do të jetë kështu në të ardhmen. Duhet të jemi të përgatitur si institucione për të përballuar çdo sfidë nga coronavirusi”, tha Sali, i cili sot mori pjesë në përurimin e gazifikimit të Spitalit të Kumanovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat