86 raste të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

86 raste të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut

Më: 21 prill 2022 Në ora: 12:50
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se 24 orët e fundit janë bërë 2.359 testime për coronavirus, ndërsa 86 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre shumica (46) janë në Shkup, ndërsa 9 raste janë riinfektime.

Nga MSH njoftojnë se në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një person nga Manastiri (80).

Ndërsa ISHP ka regjistruar 105 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 308.964, prej të cilëve 298.916 janë shëruar, ndërsa 9.266 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (21 prill) është 782.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat