Nga 1 maji transport publik falas në hekurudhat e Maqedonisë

Maqedonia

Nga 1 maji transport publik falas në hekurudhat e Maqedonisë

Më: 23 prill 2022 Në ora: 15:43
Foto ilustrim

Sipas masave për uljen e shpenzimeve për jetë, qeveria përmes Ministrisë së Transpotit mori vendim që të vendosë transport falas në hekurudhë.

Transporti falas do të jetë për personat e rinj deri 27 vjet, çdo javë të parë dhe të tretë të muajit. Po ashtu edhe personat e moshar, 62 vjet gratë dhe 64 vjet burrat çdo fundjavë e kanë falas.

Studentët do ta kenë falas çdo të enjte, ndërsa të mërkurën nxënësit e shkollave të mesme.

Transporti falas vendoset më 1 maj 2022, ndërsa sipas qeverisë, me këtë masë do të mundësohet mbështetja e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat