Greva e mësimdhënësve vazhdon, çerdhet nisën me punë

Maqedonia

Greva e mësimdhënësve vazhdon, çerdhet nisën me punë

Më: 27 prill 2022 Në ora: 09:43
Foto ilustrim

Greva e mësimdhënësve në Maqedoni ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme, ashtu siç e bëri të ditur kryetari i SASHK, Jakim Nedellkov pas vendimit të marrë se nuk do të pranohet oferta e qeverisë për 12 për qind rritje të pagave.

Greva vazhdon vetëm në shkollat fillore dhe të mesme, ndërsa punonjëset në çerdhe përfunduan me grevën dhe nisën në punë.

“Nga gjithsej 480 organizata sindikale që dhanë të dhëna për deklarimin e tyre, 388 ishin për vazhdim të grevës dhe 83 për ndalim. Pjesa më e madhe që ishin për ndalimin e grevës janë organizatat sindikale çerdheve”, u shpreh Nedellkov gjatë ditës së djeshme.

Kreu i SASHK paralajmëroi edhe protestë të madhe para Qeverisë të mërkurën më 4 maj dhe i bëri thirrje qeverisë që të pranojë kërkesat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat