Kovaçevski për lirinë e mediave: Maqedonia e Veriut renditet më mirë në rajon

Maqedonia

Kovaçevski për lirinë e mediave: Maqedonia e Veriut renditet më mirë në rajon

Më: 3 maj 2022 Në ora: 12:12
Dimitar Kovaçevski

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, ka reaguar pas publikimit të indeksit të lirisë së mediave.

Kovaçevski thotë se Maqedonia e Veriut është shteti më mirë i renditur në rajon, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Këtë vit, Ditën Botërore të Lirisë së Mediave, e shënojmë si vend i cili ka arritur progres të jashtëzakonshëm në listën e “Reporterë pa kufij”. Sipas indeksit për liri të mediave, i cili është publikuar në raportin për vitin 2022, Maqedonia e Veriut shënon rritje prej 33 vendeve, gjegjësisht nga vendi 90 në vendin e 57-të. Kjo renditje e re e pozicionon shtetin tonë në mesin e më mirë të vlerësuarave në rajon”, shkroi në Facebook kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Ai iu shprehu falënderim gazetarëve dhe punonjësve mediatikë, për, siç thuhet, përkushtimin e tyre në punë dhe i porosit që të vazhdojnë me profesionalizim ta punojnë punën e tyre.

“Jo shumë kohë më parë dëshmuam se liria e rrezikuar e mediave është hapi i parë drejt sundimit autokratik dhe të gjitha pasojat negative të menaxhimit të tillë. Qeveria e LSDM-së gjatë pesë viteve të kaluara tregoi kapacitet dhe respekt jashtëzakonisht demokratik drejt mediave dhe punonjësve mediatikë, duke e mohuar lirinë e shprehjes si e drejtë dhe vlerë kyçe në shoqëri”, shkruan Kovaçevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat