30 përqind rritje e rasteve me kancer në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

30 përqind rritje e rasteve me kancer në Maqedoninë e Veriut

Më: 16 maj 2022 Në ora: 19:53
Foto ilustrim

Numri i të sëmurëve nga kanceri në Maqedoninë e Veriut vitin e fundit është rritur për 30 për qind, tha drejtori i Klinikës së Onkologjisë.

Ndryshe nga viti 2019 kur kishte 3900 raste të reja me kancer, këtë vit ky numër arriti në mbi 5500 pacientë me kancer.

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali tha se fokusi i mjekëve do të jetë te pacientët me sëmundje të tjera, të cilët tani po mbushin klinikat për shkak të kontrolleve të parregullta gjatë pandemisë.

Me rekomandimin e Komisionit për Sëmundje Infektive, ai tha se duhet të shqyrtohet mundësia e trajtimit të veçantë të pacientëve pas kalimit të Covid-19.

“Paralajmëroja se periudha pas Covid-it është shumë e rëndësishme për të gjithë qytetarët dhe sistemin shëndetësor. Komisioni do të vazhdojë të punojë, ndoshta jo me të njëjtin ritëm, por do të planifikojmë se si do të përballemi me situatën pas kalimit të pandemisë, për të gjithë ata pacientë të cilët për shkak të pandemisë kishin parregullësi në trajtime apo kontrolle”, tha ministri Sali.

Lufta kundër kësaj sëmundjeje është shumë e rëndësishme, qytetarët inkurajohen për zbulimin e hershëm të kancerit, trajtimi i të cilit do të bëhet përmes pajisjes së përshpejtuesit linear që u vu në përdorim sot.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat