Maqedoni, 83 raste të reja me Covid-19

Maqedonia

Maqedoni, 83 raste të reja me Covid-19

Më: 17 maj 2022 Në ora: 14:56
Foto ilustrim

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 1.430 testime për Covid-19 dhe janë regjistruar gjithsej 83 raste të reja të infektimit.

Shkup – 45, Manastir – 8, Berovë – 6, Resnjë – 4, Kumanovë dhe Gostivar nga 3, Prilep, Kërçovë, Shën Nikollë dhe Makedonska Kamenica nga 2, kurse në Tetovë, Kavadar, Ohër, Shtip, Gjevgjeli dhe Dibër nga 1.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive, janë regjistruar 13 riinfeksione.

79 pacientë janë shëruar, ndërsa nuk është raportuar për asnjë vdekje në 24 orët e fundit.

Sipas regjistrit të të vdekurve me diagnozë Covid-19 nga sistemi “Termini im”, janë regjistruar vetëm 2 persona të vdekur, një (78 vjeçar) nga Shkupi dhe një (62 vjeçar) nga Strumica, njëri person ka ndërruar jetë në shtëpi kurse tjetri në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat