Kovaçevski: Duhet të ketë procedurë në Kuvend për incizimin me Xhaferit

Maqedonia

Kovaçevski: Duhet të ketë procedurë në Kuvend për incizimin me Xhaferit

Më: 19 maj 2022 Në ora: 21:39
Dimitar Kovaçevski

Kryeministri Dimitar Kovaçevski vlerëson se procedura për regjistrimin e zërit të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, duhet të bëhet në Kuvend, i cili është i pavarur nga ekzekutivi.

Për sjelljen e deputetëve të LSDM-së lidhur me këtë procedurë, ai tha se duhet parë se si do të zhvillohet dhe çfarë të dhëna, dokumente apo prova do të ofrohen.

“Duhet të shohim procedurën disiplinore dhe pastaj të shohim se si do të sillen deputetët në përputhje me të dhënat dhe në përputhje me dokumentet normale që do të prezantohen atje”, tha Kovaçevski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve.

Kuvendi, shtoi Kryeministri, ka komisione përkatëse që shqyrtojnë sjelljen e deputetëve në Kuvend për sa i përket respektimit të kodit të etikës.

“Me sa di unë, disa nga deputetët tashmë kanë iniciativa në atë drejtim dhe për këtë do të bëj thirrje që fillimisht të ndjekim procedurën, të respektojmë kodin etik dhe të ndjekim procedurat në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pse? Sepse të mos harrojmë se Kuvendi është pushtet i veçantë legjislativ në vend, Qeveria është pushtet i posaçëm – ekzekutiv dhe natyrisht kryeministri nuk mund të jetë ai që do të bëjë një procedurë në raport me atë që ka si procedurë në Kuvend. Shpresoj që aty, në përputhje me të gjitha pretendimet dhe provat që i përmendët, do të respektohet procedura dhe do të merren vendime të mëtutjeshme, të cilat janë në kompetencë të Kuvendit, por edhe në procedura të tjera”, tha Kovaçevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat