Masakër në malin e Karadakut të Shkupit dhe Likovës

Maqedonia

Masakër në malin e Karadakut të Shkupit dhe Likovës

Më: 20 maj 2022 Në ora: 20:55
Foto ilustrim

Në dijeninë e ndërmarrjes “Pyjet e Maqedonisë”, të Ministrisë së Bujqësisë, si dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme, grupe të organizuara kriminale po bëjnë gërdi në malet e fshatit malor Tanushë, Brezë e Malinë.

Banorët e këtyre fshatrave, por edhe qytetarë tjerë – vizitorë të këtyre fshatrave, thonë për gazetën KOHA se malet e Malësisë së Shkupit dhe Likovës po zhvishen pamëshirshëm, ndërsa tregojnë se bëhet fjalë për skemë të organizuar kriminele, ku të përfshirë janë edhe policë pyjor dhe të MPB-së.

“Për gjynah kanë mbet malet. Drutë priten pa dallim nëse janë të vjetër apo të ri. Kamionë të shumtë shihen duke ngarkuar drutë e prerë, ndërsa pjesa më e madhe përfundojnë në Kosovë e një pjesë në Maqedoni, në parcelat ku shiten drutë për ngrohje. Gjithçka duket mirë e organizuar, pasi disa biznese të Maqedonisë, kryesisht shqiptarë, me fatura fiktive, deklarojnë se drutë vijnë nga Bullgaria, e në fakt pritë në Tanushë, Malinë e Brezë”, thonë banorët e këtyre fshatrave, ndërsa tregojnë se asnjë ndalesë si nga policia pyjore dhe policia e rëndomtë nuk ka ndodhë deri tani.

Dhjetëra sharra elektrike, shtojnë banorët, dëgjohen me orë të tëra, ndërsa përkundër asnkesave në ndërmarrjen shtetrore “Pyjet e Maqedonisë” dhe në MPB, asnjë veprim konkret nuk është marrë për ndalimin e këtij krimi që, siç tregojnë banorët, po ndodhë tash e disa muaj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat