MPB-Maqedoni: Shqiptohen 198 masa për kundërvajtje për këmbësorët

Maqedonia

MPB-Maqedoni: Shqiptohen 198 masa për kundërvajtje për këmbësorët

Më: 21 maj 2022 Në ora: 12:22
Foto ilustrim

198 këmbësorë janë sanksionuar për kundërvajtje rrugore gjatë aksionit të intensifikuar të kontrollit të djeshëm në territorin e vendit. Për kalim të pasigurt të rrugës jashtë vendkalimit për këmbësorë, 149 janë gjobitur, 18 për kalim në semafor të kuq…

Ministria e Brendshme njoftoi sot se gjatë kontrollit janë regjistruar edhe 135 shkelje të tjera.

“Kontrollet e intensifikuara të trafikut vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor. Këmbësorët duhet të kalojnë rrugën në vendkalim të shënuar për këmbësorë sepse do të sanksionohet mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor.

Të gjithë së bashku, duke respektuar rregullat, duhet të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thotë MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat