MPJ-Maqedoni: Kovaçevski dhe Petkov do të takohen në Romë

Maqedonia

MPJ-Maqedoni: Kovaçevski dhe Petkov do të takohen në Romë

Më: 21 maj 2022 Në ora: 20:29
Dimitar Kovaçevski/

Në Romë do të ketë takim mes kryeministrit të RMV-së Dimitar Kovaçevski dhe të Bullgarisë Kiril Petkov, konfirmojnë për “Telma” nga MPJ.

Qeveria nuk u përgjigj dhe nuk dha detaje se çfarë do të diskutohet në takim. Dy delegacionet shtetërore do të nderojnë në terma të ndryshëm shenjtorët Kiril dhe Metodi, por vizitat do të mbivendosen në një pjesë, ndaj pritet që tema e bisedimeve të jetë përshpejtimi i tejkalimit të mosmarrëveshjes në mes dy vendeve.

Nuk ka ndryshime në mosmarrëveshje, ka presion për përparim, kështu i komentoi ministrja e jashtme bullgare Teodora Gençovska për “BTV” pretendimet për zgjidhje të shpejtë të ngërçit aktual në marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Gençovska vetëm konfirmoi atë që tha zv. kryeministrja Mariçiq. Ka një ofensivë diplomatike dhe këtë e ka treguar vizita e eurokomisionerit Oliver Varhelyi në Sofje, ku temë kryesore është integrimi evropian i Shkupit. Varhelyi u largua mbrëmë, por njoftoi se do të kthehet në Sofje pas tre javësh me të njëjtin mision, ndryshim i qëndrimit të Bullgarisë dhe fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut në qershor. Mariçiq përsëri tha se ka një iniciativë evropian për kontestin në mes dy vendeve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat