Ushtarë profesionistë në RMV pezulluan grevën për një javë

Maqedonia

Ushtarë profesionistë në RMV pezulluan grevën për një javë

Më: 22 maj 2022 Në ora: 16:14
Ushtarë profesionistë në RMV pezulluan grevën për një javë

Sindikata e Pavarur e Ushtarëve Profesionistë të Maqedonisë e ka pezulluar grevën e paralajmëruar para Qeverisë.

Pas disa takimeve me institucionet, ata ende nuk kanë arritur të zgjidhin statusin e disa prej ushtarëve, ndaj vendosën të protestojnë para Qeverisë.

“Sipas nenit 40a të Ligjit për shërbimin në ushtri, ushtarët profesionistë të cilët kanë mbushur moshën 45 vjeçare transferohen në institucionet tjera të ndërlidhura. Por në dy vitet e fundit qeveria nuk ka marrë asnjë masë për transferimin e disa prej ushtarëve profesionistë në një institucion tjetër”, thonë nga Sindikata.

Hapi që morën sot do të jetë vetëm një paralajmërim,dhe pas takimit të djeshëm me përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes, kanë vendosur që t’i japin edhe një javë afat qeverisë për t’iu përgjigjur kërkesave të tyre.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat