Për tre ditë 151 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

Për tre ditë 151 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Më: 23 maj 2022 Në ora: 14:39
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në tre ditët e fundit janë bërë 2.780 testime për coronavirus, dhe janë regjistruar 151 raste të reja.

Nga MSH njoftojnë se në tre ditët e fundit nuk është regjistruar asnjë i vdekur.

Ndërsa ISHP ka regjistruar 184 pacientë të shëruar.

Me këto raste numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 311.350, prej të cilëve 301.545 janë shëruar, ndërsa 9.297 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (23 maj) është 508

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat