Bllacë, arrestohen dy persona të kërkuar nga Interpoli

Maqedonia

Bllacë, arrestohen dy persona të kërkuar nga Interpoli

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 14:39
Foto ilustrim

Dje në orë 14.30 në pikën kufitare “Dolno Bllacë” në dalje nga Maqedonia, me kërkesë të Interpol-Albania është arrestuar M.L. (55) nga Kosova.

I njëjti i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga SPB Shkup për procedurë të mëtutjeshme.

Po të njëjtën ditë në orën 17:30 në këtë pikë kufitare në hyrje të vendit, punonjësit e policisë me kërkesë të Interpol-Belgjikës kanë arrestuar A.N. (38) nga Shqipëria.

I njëjti i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga SPB Shkup për procedurë të mëtutjeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat