Mariçiq: Fillimi i negociatave me BE-në do të jetë sukses për të gjithë rajonin

Maqedonia

Mariçiq: Fillimi i negociatave me BE-në do të jetë sukses për të gjithë rajonin

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 18:04
Bojan Mariçiq

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, njofton se ka pasur një bisedë të hapur dhe konstruktive me ushtruesin e detyrës së drejtorit për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe negociatave për zgjerimin e BE-së, Michela Matuela.

Sipas tij, është shqyrtuar progresi i bërë në agjendën evropiane, duke u fokusuar në statusin aktual të integrimit tonë evropian dhe dinamikën e dialogut me Bullgarinë fqinje.

“Po punohet intensivisht në përmbushjen e detyrave dhe kritereve për fillimin e negociatave, me një përkushtim të veçantë ndaj agjendës së reformave evropiane dhe këtë e konstatojnë të gjitha raportet ndërkombëtare.

Ne pajtohemi me Matuelën se Ballkani Perëndimor i përket jo vetëm gjeografikisht, por edhe për nga vlera BE-së dhe se të gjitha vendet në rajon duhet të bëhen anëtarë të BE-së kur të plotësojnë kushtet për këtë”, tha Mariçiq.

Ai tha se janë të vetëdijshëm se BE-ja duhet t’i përshtatet kushteve dhe situatave të reja të krijuara nga kriza në Ukrainë.

“Ajo që është e rëndësishme, megjithatë, është se ajo mbetet e përkushtuar ndaj Ballkanit Perëndimor dhe perspektivës së tij evropiane. Fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të jetë sukses për të gjithë rajonin dhe Bashkimin Evropian”, shtoi Mariçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat