Spasovski: Qasje rajonale për definimin e kërcënimeve specifike

Maqedonia

Spasovski: Qasje rajonale për definimin e kërcënimeve specifike

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 14:01
Oliver Spasovski

Metodologjitë që shfrytëzohen për zbatimin e vlerësimeve të kërcënimeve që lidhen me krimin e organizuar dhe në shërbim të strategjive represive dhe politikës së ndëshkimit, ishte qëllimi i seminarit për Evropën Juglindore në organizim të Ambasadës së Francës në Shkup.

Në seminarin që për temë ka kërcënimet që lidhen me krimin e organizuar, në organizim të ambasadës së Francës në Shkup, Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, ka theksuar se në luftën kundër formave të ndryshme të krimit është e domosdoshme edhe bashkëpunimi i afërt midis organeve për zbatimin e ligjit, përmes identifikimit të prioriteteve të përbashkëta për bashkëpunim.

“Duke marrë parasysh se situata e sigurisë në vendet e Rajonit, para së gjithash në Rrugën ballkanike si indikator për ekzistimin e aktiviteteve kriminale dhe praninë e grupeve kriminale, reflektohet ndaj situatës së sigurisë së vetë BE-së, është identifikuar nevoja e përbashkët për qasje rajonale me qëllim të definimit të kërcënimeve specifike kundër vendeve të saja anëtare”, tha Spasovski.

Spasovski ka potencuar një sërë dokumente strategjike ku njihen kërcënimet dhe rreziqet me të cilët përballet vendi. Mes tyre është edhe SOKTA 2021 – Vlerësimi kombëtar I kërcënimeve nga krimi i organizuar dhe serioz”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat