Stomatologët privat në Maqedoni nesër dalin në protesta

Maqedonia

Stomatologët privat në Maqedoni nesër dalin në protesta

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 18:53
Fatmir Humolli

Nesër, Shoqata e Institucioneve Shëndetësore Private Stomatologjike dhe Mjekëve Privatë në Mjekësi Stomatologjike ka paralajmëruar protestë para Ministrisë së Shëndetësisë.

Shpjegimi është se ata duan të shprehin pakënaqësinë e tyre për atë që ata thonë se është “situata jashtëzakonisht e keqe në të cilën ndodhen”.

Kryetari i Odës Stomatologjike, Dr. Marian Denkovski në një deklaratë për Angjencionin Informativ të Maqedonisë tha se me vendim të Bordit Ekzekutiv dhe organeve të tjera të përfshira në Odë, këto kërkesa janë krejtësisht të papranueshme dhe konsiderohen agresive.

Një nga kërkesat e shoqatës është heqja e stomatologut familjar, që sipas Denkovskit nuk është zgjidhja më e mirë për momentin dhe do të krijojë problem më të madh si për stomatologët ashtu edhe për qytetarët.

“Kjo kërkesë është e dëmshme sepse tani qytetari mund të shfrytëzojë shërbime të panumërta përmes stomatologut dhe po punohet në zgjerimin e pakos së shërbimeve”, tha Denkovski.

Kërkesa tjetër është ndryshimi i numrit të rrjetit, pra nëse rrjeti tani mbulon 1000 pacientë në një ekip stomatologjik, kërkesat e Shoqatës janë që të jenë mbi 2000 të siguruar.

Krahas këtyre kërkesave, Shoqata në një deklaratë shprehet se kërkon korrigjimin e shumës ekzistuese të bashkëpagesës në kujdesin shëndetësor stomatologjik në përputhje me rritjen e çmimit për materialin e nevojshëm dhe kostot bazë të përdorura në çdo ndërhyrje apo ekzaminim.

“Për shkak të lidhjes së ngushtë mes veprimtarisë stomatologjike parësore dhe dytësore, kërkohet të mundësohet regjistrimi dhe funksionimi i poliklinikave të përbëra nga veprimtaria stomatologjike parësore dhe dytësore si dhe lidhja e kontratave të punës ndërmjet institucioneve shëndetësore private të veprimtarisë stomatologjike parësore dhe dytësore”, thuhet në deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat