​Deputeti i Alternativës Skënder Rexhepi kalon i pavarur

Maqedonia

​Deputeti i Alternativës Skënder Rexhepi kalon i pavarur

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 22:30
Skënder Rexhepi

Deputeti i Alternativës Skënder Rexhepi ka njoftuar Kuvendin se nga sot e tutje do veprojë si deputet i pavarur.

Rexhepi u zgjodh deputet i Alternativës së Afrim Gashi në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020.

Ndërsa kjo parti ishte në opozitë, në koalicion me ASH-në, Rexhepi ishte koordinator i grupit parlamentar.

Pas vendimit të Rexhepit për të vepruar si i pavarur në Kuvend, Alternativa mbetet me tre deputetë.

Ky hap i Rexhepit vjen pas zgjedhjes së organeve të reja partiake, ndërsa emri i tij nuk u gjet në asnjë pozitë të partisë së Gashit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat