LSM sot proteston përpara objektit të Ministrisë së Financave

Maqedonia

LSM sot proteston përpara objektit të Ministrisë së Financave

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 12:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut edhe sot vazhdon me grevën e paralajmëruar në sektorin publik përmes së cilës kërkohet rritje lineare e pagave për 2.806 denarë.

Sot, siç kanë njoftuar nga LSM, në kuadër të grevës do të organizojnë protestë para Ministrisë së Financave.

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë para Ministrisë së Financave ka vendosur një karrige.

Greva në sektorin publik erdhi pasojë e mos ndarjes së mjeteve me ribalancin e buxhetit, veprim i cili siç thonë nga sindikata ishte premtuar gjatë negociatave me zyrtarë të qeverisë.

Kujtojmë se dje me vendosjen e 21 karrigeve bosh para objektit të Qeverisë, pjesëtarët e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, i dërguan mesazh ekzekutivit që të rrisin pagat në sektorin publik për 2.806 denarë.

Sipas Kryetarit të LSM-së, Darko Dimovski problemi mund të zgjidhet përmes amendamenteve në Kuvend ose përmes marrëveshjes kolektive.

Si formë revolte për të shprehur pakënaqësitë e tyre, sektori publik punon me vetëm 10 pëqind të kapacitetit i cili ofron shërbime.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat