Milloshoski për incidentin në Kuvend: KÇE ka kryetar të egër

Maqedonia

Milloshoski për incidentin në Kuvend: KÇE ka kryetar të egër

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 21:27
Antonio Milloshoski

Antonio Milloshoski pas incidentit në Kuvendin e Maqedonisë, respektivisht në Komisionin për Çështje Evropiane, ka thënë se ky komision ka një kryetar nga “Perëndimi i egër”.

“Edhe një herë është treguar fytyra e pushtetit. Ky komision është si “perëndimi i egër”, jo për anëtarët por për kryetarin e komisionit Arbër Ademi. Duke ju falemnderuar disa deputeteve të partisë së tij, ky incident nuk eskaloi më shumë dhe nuk pati më shumë lëndime” tha Milloshoski.

“Arbër Ademi me këto veprime është duke treguar parregullsi në punë dhe në formë të paligjshme ka mbrojtur disa ligje dhe rregullore në gjyqësor, të cilat i kërkon nga ne Komisioni Evropian” ka shtuar Milloshoski.

Milloshoski ishte personi i parë që u ndesh me Arbër Ademin, i mbështetur nga deputetët tjerë të OBRM-PDUKM-së dhe Aleancës për Shqiptarët.

Më herët edhe Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka reaguar për incidentin, duke thënë se OBRM-PDUKM është nxitës i incidentit dhe për këtë do të përgjigjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat