BDI: VMRO-DPMNE dhe ASH mbrojnë krimin dhe dhunojnë Kuvendin

Maqedonia

BDI: VMRO-DPMNE dhe ASH mbrojnë krimin dhe dhunojnë Kuvendin

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 21:57
Foto ilustrim

Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut e dënon ashpër dhunën e ushtruar sot në seancën e Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvend nga ana e deputetëve të VMRO DPMNE-së bashku me deputetët e Aleancës për Shqiptarët.

“Gjithmonë kur temë e diskutimit dhe në rend dite në Kuvend është vendosja e drejtësisë në vend, VMRO DPMNE dhe Aleanca për Shqiptarët provokojnë dhunë verbale dhe fizike me qëllim që të mbrojnë krimin dhe gjithnjë shfaqen kundër funksionimit të mirëfilltë të sistemit gjyqësor”.

“Sot në seancën e Komisionit për Çështje Evropiane edhe njëherë u dëshmua se VMRO DPMNE dhe partitë tjera opozitare ushtruan dhunë për të bllokuar punimet e Komisionit

dhe pikërisht deputetët të cilët janë nën hetime, nxitën incident dhe ndaluan seancën”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat