Sindikata e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” shtynë grevën

Maqedonia

Sindikata e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” shtynë grevën

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 12:38
Foto ilustrim

Lidhja e Sindikatave të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup sot ka marrë vendim për shtyrjen e protestës së paralajmëruar për 30 qershor për shkak se kanë marrë përgjigje nga Qeveria se kërkesat e tyre do t’i diskutojnë me ministritë kompetente.

“Ju njoftojmë se kemi marrë përgjigje nga Qeveria e RMV-së për kërkesat tona për nënshkrim të marrëveshjes kolektive dhe rritje të pagave me të cilat Ministritë e Arsimit dhe Shkencës dhe Financave janë borxhli për bisedime lidhur me kërkesat tona.

Pavarësisht se themelues i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” është Kuvendi, me të cilin Sindikata ka zhvilluar negociata dhe ka harmonizuar plotësisht tekstin normativ të kontratës kolektive, përveç pjesës së rritjes së pagave”, thuhet në komunikatë.

Sindikata e Universitetit pret që Qeveria dhe dy ministritë t’i shqyrtojnë kërkesat e tyre, siç theksojnë “të arsyetuara dhe të arsyeshme dhe se do të përgjigjen pozitivisht” dhe shtojnë se me vendimin për shtyrjen e protestës duan të mundësojnë kërkesat ekzistenciale të të realizohet përmes dialogut.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat