Qeveria e Maqedonisë thërret seancë në këtë orë

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë thërret seancë në këtë orë

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 20:04
Foto ilustrim

Shërbimi për Informim i Qeverisë, njofton se sonte me fillim në ora 20.15 do të mbahet seanca e 57-të e Qeverisë së RMV-së.

Nuk jepen detaje tjera për rendin e ditës, kurse nga press-shërbimi i Qeverisë njoftojnë se pas përfundimit të seancës do të ketë komunikatë për media.

Seanca e sotme e Qeverisë, vjen në kohën kur autoritetet e vendit konfirmuan mbërritjen e propozimit francez që siç u tha do t`i nënshtrohet një konsultimi të gjerë dhe deklaratës së Presidentit Macron nga Samiti i NATO-s në Madrid, se është gjetur një zgjidhje kompromisi për kontestin Shkup – Sofje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat