Sot presidenti Stevo Pendarovski mbledh Këshillin e Sigurisë

Maqedonia

Sot presidenti Stevo Pendarovski mbledh Këshillin e Sigurisë

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 10:22
Foto ilustrim

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski sot pasdite në kabinetin e tij do të mbledh Këshillin e Sigurisë ku do të shqyrtohet propozimi i modifikuar i presidencës franceze me BE-në për fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Takimi pritet të filloj nga ora 12:00.

Në mbledhje krahas anëtarëve të Këshillit të Sigurisë do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje evropiane, Bojan Mariçiq.

Kujtojmë se dje, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka komentuar për mediat një pjesë përbërëse të propozimit francez, duke thënë se i njejti nuk cenon askund gjuhën maqedonase, ndërsa kritikat e opozitës maqedonase i quajti vetëm spekulime të pabaza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat