Zaev: Gjuha dhe identiteti maqedonas janë siguruar

Maqedonia

Zaev: Gjuha dhe identiteti maqedonas janë siguruar

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 00:40
Zoran Zaev

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është deklaruar në lidhje me propozimin e modifikuar francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë.

Zaev thotë se me propozimin në fjalë është ruajtur gjuha dhe identiteti maqedonas.

Çështja më e rëndësishme, GJUHA MAQEDONASE DHE IDENTITETI MAQEDONAS JANË TË SIGURUAR DHE GARANTUAR NË KORNIZËN E NEGOCIATEVE DHE ME KËTË NJIHEN DHE PRANOHET NGA BE-ja. Kjo është e para dhe absolutisht më e rëndësishmja. Protokolli që do të nënshkruanin Qeveria e Maqedonisë dhe Qeveria bullgare shpjegon rrugën për tejkalimin e çështjeve të hapura që janë të zgjidhshme.

Ndërtimi i marrëdhënieve të mira dhe miqësore me fqinjët është thelbësor për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e një rajoni siç është Ballkani Perëndimor. Prandaj, ne nga pala maqedonase dhe kolegët tanë nga pala bullgare duhet të punojmë së bashku për të mbyllur çështjet e hapura. Në të njëjtën kohë, është shumë e rëndësishme që në bisedime të ruhet plotësisht dinjiteti kombëtar i të dyja palëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat