Filloi takimi Kovaçevski-Sela, diskutohet propozimi francez

Maqedonia

Filloi takimi Kovaçevski-Sela, diskutohet propozimi francez

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 12:04
Foto nga takimi

Në Klubin e deputetëve sot filloi takimi i kryeministrit Dimitar Kovaçevski me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, lidhur me propozimin francez për fillimin e negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Konsultimet e gjera për propozimin francez kanë filluar të premten, fillimisht me partnerët e koalicionit në Qeveri, disa prej të cilëve tashmë janë shprehur pozitivisht për propozimin, e disa pritet ta bëjnë këtë në periudhën e ardhshme.

Kryeministri zhvilloi edhe takime konsultative me trupin diplomatik, shoqërinë civile, përfaqësues të publikut ekspert dhe medias.

Kryeministri Kovaçevski dje pati një takim edhe me liderin e partisë më të madhe opozitare Hristijan Mickoski.

Për OBRM-PDUKM-në, propozimi francez është i papranueshëm.

Mickoski pas takimit tha se Kovaçevskit i ka ofruar dy opsione: të refuzojë propozimin, dhe OBRM-PDUKM të heqë dorë nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare, ose nëse Kovaçevski beson se propozimi siguron identitetin, atëherë të fshijë katër anëtarë.

Propozimi francez mbërriti në vend të enjten, pas së cilës kryeministri Kovaçevski njoftoi një proces të gjerë konsultimi me koalicionin qeveritar, presidentin e vendit, parlamentin, opozitën, si dhe me sektorin civil, ekspertët dhe publikun e gjerë në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat