Mariçiq: Gjuha maqedone do të njihet nga BE-ja

Maqedonia

Mariçiq: Gjuha maqedone do të njihet nga BE-ja

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 11:49
Bojan Mariçiq

Zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane, Bojan Mariçiq ka përsëritur mendimin e tij për propozimin francez.

Ai ka ritheksuar se është arritje e madhe që po mbrohet gjuha maqedone në propozimin e modifikuar dhe se ajo tashmë do të njihet nga i gjithë Bashkimi Evropian.

“Qëllimi ynë në këtë proces ishte të mbrojmë statusin e gjuhës maqedone në Bashkimin Evropian dhe jo ta bindim Bullgarinë që të ndryshojë qëndrim. Qëllimi ishte që të mos ketë ndikim në aspektin gjuhësor për qëndrimin e BE-së”, tha Mariçiq.

Sipas Mariçiqit, miratimi i propozimit francez duhet të ndodh pasi duhet gjetur një zgjidhje kompromisi që do të mbyllte të gjitha çështjet e hapura, e poashtu do të siguronte ruajtjen e gjuhës maqedone.

“Mendoj se është bërë një analizë e mirë dhe jo rastësisht kemi theksuar se qëndrimet tona janë marrë nga përvojat e shumë vendeve anëtare të BE-së, të cilat më pas janë shfrytëzuar gjatë bisedimeve me Bullgarinë, për të arritur një zgjidhje kompromisi”, u shpreh Mariçiq.

Ndërkohë, propozimi francez pritet të miratohet sot nga qeveria e Maqedonisë për të kaluar më pas në seancë parlamentare.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat