Të shtëna me armë në protestën e opozitës në Maqedoni

Maqedonia

Të shtëna me armë në protestën e opozitës në Maqedoni

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 21:09
Protesta në Maqedoni

Disa të shtëna me armë zjarri dhe gjuajtje të mjeteve të forta, kanë shoqëruar nisjen e protestës së sotme në Maqedoni të Veriut.

Protestuesit që janë duke protestuar tash e disa ditë para Qeverisë, kanë nisur të lëvizin drejt Ministrisë së Punëve të Jashtme, derisa me të mbërrirë te shtatorja e Skënderbeut, janë përleshur me disa persona të tjerë.

Nuk dihen motivet e përleshjes, por tashmë situata duket se është qetësuar.

Alsat, do ju mbajë të informuar në detaje në lidhje me protestën e sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat