Mickoski: Pushteti disa herë ka dashur eliminimin tim

Maqedonia

Mickoski: Pushteti disa herë ka dashur eliminimin tim

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 23:34
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickosk

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski ka kërkuar që të qetësohen gjakrat mes qytetarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Incidentin e sotëm e dënojmë rëndë, pasi sipas pushtetit, ky duhej të jetë incident ndëretnik por jo edhe sulm ndaj pushtetit dhe karrikeve të tyre. Kjo nuk ka lidhje me konflikt ndëretnik por është luftë për pushtet. Sipas informacioneve të marra, pushteti disa herë ka dashur eliminimin tim.

Të njejtave nuk ju kam dhënë rëndësi. Sonte pash që ka njerëz të gatshëm për këtë. Policia nuk ishte aty ku duhej. Kishte dhjetëra njerëz që me pistoleta që edhe krisën, e për fat të mirë nuk prekën asnjë qytetar nga mijëra njerëzit që protestonin” tha Mickoski.

Mickoski tha se pushteti ka arritur qëllimin me dhunën e ushtruar mbi protestuesit. Ai ka paralajmëruar protesta të fuqishme dhe me më shumë në numër në ditët në vazhdim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat