Deputetët në Maqedoni sot e vazhdojnë debatin për rishikimin e buxhetit

Maqedonia

Deputetët në Maqedoni sot e vazhdojnë debatin për rishikimin e buxhetit

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Kuvendi sot duhet ta vazhdojë debatin për ribalancin e Buxhetit. Seanca u caktua për në ora 11.

Dy ditët paraprake, deputetët parashtruan kundër qëndrime për ribalancin, por këmbyen edhe akuza të ndërsjella.

LSDM-ja përsëriti se ribalanci është i orientuar ndaj ballafaqimit me krizën ekonomike, se do të mundësojë vazhdim të të gjitha masave për përkrahje, posaçërisht për kategoritë më të prekshme të qytetarëve, si dhe se parashikon shkurtim të harxhimeve joproduktive, ndërsa për VMRO-DPMNE-në dhe deputetët tjerë opozitarë, vendi me hapa të shpejtë lëviz drejt recesonit dhe varfërisë.

Me ribalancin, të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në 245,8 miliardë denarë dhe janë për 6,9 miliardë denarë më të larta në krahasim me projeksionet e para të Buxhetit, ndërsa harxhimet e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 288,5 miliardë denarë, që është rreth 16 miliardë denarë më shumë se në krahasim me projeksionet iniciale me planin për vitin 2022. Deficiti u planifikua në nivel prej 42,7 miliardë denarë, respektivisht 5,3 për qind nga BPV.

Harxhimet kapitale janë planifikuar në nivel prej 32,1 miliardë denarë, ndërsa rritja ekonomike u projektua në 3,2 për qind. Bruto investimet pritet të kenë rritje prej pesë për qind, me ç’rast krahas harxhimeve kapitale buxhetore, kontribut adekuat pritet edhe nga investimet private.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat