Geer uron Ahmetin për nisjen e bisedimeve integruese me BE

Maqedonia

Geer uron Ahmetin për nisjen e bisedimeve integruese me BE

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 16:56
Pamje nga takimi

Pas mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare në Bruksel, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka takuar sot ambadasorin e Bashkimin Europian në vend, z. David Geer, me të cilin kanë diskutuar mbi rëndësinë e madhe që ka fillimi i procesit të negociatave për vendin dhe stabilitetin e rajonit, si dhe mbi peshën e sfidave të rradhës që e presin vendin pas hyrjes në fazën aktive të integrimit.

Ambasadori Geer ka uruar kreun e BDI-së për këtë arritje historike për vendin pas 17 viteve pritje me statusin e kandidatit dhe ka vlerësuar rolin konstruktiv të Bashkimit Demokratik për Integrim për zhbllokimin e rrugës europiane të vendit.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti faleminderoi ambasadorin Geer për mbështetjen e vazhdueshme që delegacioni i  BE-së në Shkup i ka dhënë proceseve të zhbllokimit të rrugës së eurointegrimit.

Z. Ahmeti theksoi që BDI mbetet fuqishëm e angazhuar në ndërtimin e së ardhmes europiane mbi parimet e Marrëveshjes së Ohrit, të Prespës dhe asaj të fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, procese me të cilat vendi ka ndërtuar paqen, ka etabluar parimet e barazisë, është integruar në NATO dhe ka zgjidhur kontestet me fqinjët.

Ahmeti njoftoi Ambasadorin Geer për përpjekjet për ndryshimet kushtetuese në vend dhe nënvizoi nevojën e mbështetjes së forcave proeuropiane në të gjitha anët e spektrit politik dhe shoqëror.

Ahmeti dhe Geer potencuan rëndësinë e madhe që vendi duhet t’i kushtojë tejkalimit me sukses të sfidave të rradhës nga të cilat do të varet finalizimi i aspiratës së integrimit, siç janë ndryshimet kushtetuese dhe zbatimi i procesit të reformave në përputhje me parimet e Bashkimit Europian.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për Korridorin 8, si projekt i rëndësisë së veçantë gjeostrategjike për vendin dhe rajonin.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat