855 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

Maqedonia

855 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 17:03
Foto ilustrim

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 1602 testime, si dhe janë regjistruar 855 raste të reja me Covid-19.

Nga numri i përgjithshëm i pozitivëve (855), janë regjistruar 189 riinfeksione.

Janë regjistruar 683 pacientë të shëruar.

Nuk është raportuar asnjë vdekje në 24 orët e fundit.

Sipas regjistrit të personave të vdekur me diagnozë me Covid-19 nga sistemi “Termini im”, janë regjistruar dy persona, një i vdekur nga Manastiri (85 vjeçar) dhe Koçani (71 vjeçar), të dy personat kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.

Deri tani në vend janë kryer gjithsej 2.116.007 testime për korona virus.

Numri total i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 327.009, numri i të shëruarve është 312.443.

Numri i të vdekurve është 9.370, ndërsa numri i rasteve aktive është 5.196

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat