Grabiten disa sirianë në Kumanovë

Maqedonia

Grabiten disa sirianë në Kumanovë

Më: 1 gusht 2022 Në ora: 14:46
Foto ilustrim

Pesë sirianë kanë raportuar në policinë e Kumanovës se janë grabitur në rrethinën e fshatit Çetirce, njoftoi sot policia.

Dje në orën 21:45 rastin e ka raportuar 21-vjeçari M.Z.A.G (21) nga Siria.

“Ai ka raportuar se rreth orës 18:00 në fshatin Çetirce të Kumanovës së bashku me katër persona të tjerë, po ashtu nga Siria, janë sulmuar fizikisht nga disa persona të cilët u kanë marrë para dhe sende të tjera”, njoftoi policia.

SPB Kumanovë thotë se ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat