Arsovski: Pendarovski për vetëm pak ditë e ndryshoi qëndrimin e tij për referendumin

Maqedonia

Arsovski: Pendarovski për vetëm pak ditë e ndryshoi qëndrimin e tij për referendumin

Më: 1 gusht 2022 Në ora: 16:40
Dimçe Arsovski

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski, ka akuzuar presidentin Stevo Pendarovski se për vetëm pak ditë ka ndryshuar qëndrimin për organizimin e referendumit për propozimin francez.

Ai tha se Pendarovski publikisht ka hequr dorë nga interesat kombëtare maqedonase dhe nga interesat e qytetarëve dhe ka zgjedhur politikën antimaqedonase.

Dhe në fund të fundit ai ka treguar dhe dëshmuar se nuk është në anën e qytetarëve, por në anën e interesave të ngushta partiake politike, antishtetërore të LSDM-së, Dimitar Kovaçevskit dhe Zoran Zaevit, si themelues i të gjitha këtyre dështimeve të Republikës së Maqedonisë. Në vend që të mbrojtë interesat shtetërore dhe kombëtare siç duan qytetarët që presidenti i tyre të duket dhe të jetë, dhe të punojë, Stevo Pendarovski u bë bashkëpunëtor i Kovaçevskit dhe pasardhësit të tij.

Pas vetëm disa ditësh, Stevo Pendarovski ndryshoi qëndrimet e tij. Me tërheqjen nga referendumi, për të cilin vetë Pendarovski deklaroi se duhet të ketë referendum me formulim të sinqertë, të cilin duhet ta përkrahin të gjitha partitë politike, Stevo Pendarovski tregoi se ose i mungon kapaciteti politik për të pasur qëndrimin e tij që do të vazhdojë të gjithë kohën, ose nga ana tjetër Kovaçevski dhe Zoran Zaev i kanë bërë presion serioz dhe i kanë treguar se ai është vetëm pengu i tyre të cilin e manipulojnë dhe e menaxhojnë si të duan nga qeveria”, akuzon Arsovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat