Kërçova së shpejti me parkim zonal

Maqedonia

Kërçova së shpejti me parkim zonal

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 23:46
Foto ilustrim

Kërçova do të jetë një nga qytetet ku së shpejti do të zbatohet parkimi zonal i mjeteve motorike, për të cilin qytetarët do të duhet të paguajnë në shumë prej 30 denarë për një orë, për një kohë të caktuar, afër qendrës së qytetit dhe 20 denarë më larg qendrës.

Parkimi zonal do të menaxhohet nga shoqëria publike dhe qyteti do të ndahet në tre zona sipas vendndodhjes së rrugëve dhe intensitetit të trafikut.

“Së shpejti në qytetin tonë do të ketë parkime të zonuara dhe si fillim do të funksionojë në bulevardin “Çlirimi”, ku intensiteti i trafikut është më i madhi dhe sigurisht edhe numri i mjeteve të parkuara. Sipas tarifës, për çdo automjet të parkuar në bulevard në periudhën prej orës 08:00 deri në 23:00 në zonën-1 do të tarifohen 30 denarë, ndërsa në zonën 2 çmimi për një orë do të jetë 20 denarë. Krahas grumbullimit të menjëhershëm të drejtuesve nga automjetet e parkuara, grumbullimi në të ardhmen do të mund të bëhet edhe me SMS mesazhe”, theksojnë nga shoqëria komunale.

Nga aty theksojnë se për automjetet të cilat nuk do të paguhet fatura e parkimit do të organizohet shërbim merimangë.

Qytetarët që jetojnë në bulevardin “Çlirimi” kërkojnë që në këtë rrugë të parkojnë automjetet e tyre pa pagesë, sepse zona ku planifikohet parkimi përkon me pjesën ku ata kanë prona, shtëpi dhe banesa.

“Për ne duhet të ketë kushte të ndryshme, lehtësuese, për parkimin e mjeteve motorike, imagjinoni që ne që jetojmë në bulevard paguajmë më shumë se 100 euro në muaj për parkimin e automjetit tonë”, tha një banor i bulevardit qendror të qytetit.

Kujtojmë se parkimi zonal aplikohet pothuajse në të gjitha komunat e mëdha të Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat