Në Tetovë do të hapet fabrikë për prodhimin e makinave elektrike

Maqedonia

Në Tetovë do të hapet fabrikë për prodhimin e makinave elektrike

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 14:29
Foto ilustrim

Qeveria e Maqedonisë së Veriut informon se në seancën e sotme, e ka mirtuar informacionin dhe ka sjellë vendim për marrëveshje në mes Qeverisë së RMV-së, e përfaqësuar nga Drejtoria për Zhvillim Teknologjik dhe kompanisë “NEXT.E.GO MOBILE”.

Me këtë marrëveshje, hapet rruga për investim milionësh, gjegjësisht hapjen e një fabrike që do të prodhojë makina elektrike e-go, e cila do të ndërtohet në zonën industriale në Tetovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ky investim shumëmilionësh i “NEXT.E.GO MOBILE” me seli në Gjermani dhe Drejtorisë për Zhvillim Teknologjik, do të hapë 3-4000 vende të reja pune. Kjo është hera e parë në industrinë e automobilave që në vendin tonë do të prodhohet një makinë e plotë dhe sigurisht që për herë të parë do të prodhohen makina elektrike”.

“Përfitimet e këtij investimi janë të shumëfishta – nga hapja e vendeve të reja të punës, eksporti i produkteve me vlerë të shtuar të lartë, transferimi i njohurive dhe teknologjive, hartëzimi i vendit tek investitorët e huaj në këtë fushë, deri te kontratat dhe puna shtesë për kompanitë vendase”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Ndryshe, në seancën e sotme u morën dy vendime që i referohen mbrojtjes së prodhimit vendor dhe standardeve të konsumatorit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat