600 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

Maqedonia

600 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 16:05
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në përputhje me të dhënat e Institutit për Shëndet Publik njofton se në 24 orët e fundit janë realizuar 1.317 testime për Covid-19, prej ku janë diagnostikuar 600 raste të reja, prej tyre 134 janë riinfektime.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 743 pacientë të shëruar, ndërsa janë regjistruar gjashtë persona që kanë humbur jetën si pasojë e koronaviorusit, ndërsa sipas regjistrit për persona të vdekur me diagnozë Covid-19 janë regjistruar edhe katër persona që kanë humbur betejën me Covid-19.

Që nga paraqitja e pandemisë e deri tani në vend janë bërë 2.133.045 testime për koronavirus.

Numri i përgjithshshëm i të diagnostikuarve në vend shënon 333.948, numri i pacientëve të shëruar është 320.449, numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 është 9.410 ndërsa numri i rasteve aktive në vend shënon 4.089.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat