Rritet numri i turistëve në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Rritet numri i turistëve në Maqedoninë e Veriut

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 17:23
Foto ilustrim

Numri i turistëve në Maqedoni në periudhën janar – qershor 2022 është rritur me 75 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa numri i netë qëndrimeve është rritur me 66,3 përqind.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, numri i turistëve vendas është rritur për 25,4 përqind dhe i turistëve të huaj për 131,3 për qind, ndërsa sa i përket fjetjeve, turistët vendas janë rritur për 29 përqind, ndërsa turistët e huaj për 109,2 përqind.

Numri i turistëve në qershor 2022 është 83.532, prej tyre 32.3 për qind janë vendas dhe 67.7 përqind janë të huaj.

Numri i fjetjeve është 189 111 dhe prej tyre 39 përqind janë nga vendasit dhe 61 përqind nga turistë të huaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat