Në Tabanoc për dalje nga vendi pritet rreth dy orë

Maqedonia

Në Tabanoc për dalje nga vendi pritet rreth dy orë

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 12:46
Foto ilustrim

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se nga 09.08.2022 deri më 20.08.2022 në udhëkryqin e drejtimit rrugor Mavrovë – Galiçnik R-2238 për shkak të punimeve ndërtimore (asfaltim), komunikacioni do të ndërpritet nga ora 10:00 deri në orën 16:00. Punimet kryhen vetëm në ditë pune.

Nga LAMM njoftojnë se në vendkalimin kufitar Bogorodicë për dalje nga vendi pritet rreth 30 minuta, ndërsa në Tabanoc dhe Pelince për dalje nga vendi pritet rreth dy orë.

Në vendkalime tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e veturave, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat