10 vjet nga vdekja e Arbën Xhaferit

Maqedonia

10 vjet nga vdekja e Arbën Xhaferit

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 12:45
Arbën Xhaferi

Sot mbushen dhjetë vjet nga vdekja e ish-kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Arbën Xhaferi në moshën 64-vjeçare.

Xhaferi vuante nga sëmundja e Parkinsonit, e cila ishte edhe arsyeja e tërheqjes së tij nga politika.

Ishte deputet i Parlamentit të Maqedonisë që nga viti 1994, ku synonte krijimin e një sistemi me dy dhoma në institucionin ligjvënës.

Në kohën e konfliktit të armatosur në vitin 2001, partia e tij ishte në pushtet.

Është një nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit, por me zvarritjen e zbatimit të saj, ai synonte një marrëveshje të re midis shqiptarëve dhe maqedonasve.

Arbën Xhaferi u lind në Tetovë më 24 janar 1948.

Ka punuar në redaksinë e Kulturës të Televizionit të Prishtinës dhe, në fillim të viteve 90, u rikthye për të jetuar në Tetovë, ku në vitin 1994 themeloi Partinë për Prosperitet Demokratik Shqiptar, e cila më vonë ndryshoi emrin në Partia Demokratike Shqiptare.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat