Në Tabanoc për dalje nga vendi pritet rreth një orë

Maqedonia

Në Tabanoc për dalje nga vendi pritet rreth një orë

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 20:21
Foto ilustrim

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pandërprerë dhe në rrugë të thata.

Nga LAMM theksojnë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të lartë.

LAMM njofton se në vendkalimet kufitare në Bogorodicë për dalje nga vendi pritet rreth 30 minuta.

Ndërsa në Tabanoc rreth një orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat